Telegrafi

Toni Kroos në Ligën Premier

Mesfushori gjerman Toni Kroos është ndër lojtarët e parë që pritet të largohet nga Real Madridi pas përfundimit të këtij edicioni.

Kampioni i botës me Gjermanin dy vite më parë nuk ka arritur të përshtatet ashtu siç pritej në Real Madrid dhe kjo është arsyeja që ai ka menduar largimin.

Por e ardhmja e tij duket se do të jetë në Angli, pasi gjiganti anglez Manchester United ka shprehur dëshirë që ta transferoj gjermanin.

Kroos ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2019, mirëpo ai mund të largohet nga ‘Los Blancos’, për një shumë rreth 40 milionë euro.

Gjithashtu për reprezentuesin gjerman interesim ka shprehur edhe RB Leipzig, skuadër që është afër inkuadrimit në Bundesliga dhe pritet të shpenzojë shumë në afatin kalimtar të verës. /Telegrafi/