Luca Toni i ka vënë në dyshim kërkesat e Paulo Dybalas te Juventusi për rinovimin e kontratës duke thënë se argjentinasi asnjëherë nuk është dëshmuar si lider te Bianconerët.
Ish-sulmuesi i Zonjës së Vjetër ka folur për Tuttosport lidhur me qëndrimin e Cristiano Ronaldos ndaj pjesës tjetër të skuadrës, si edhe e ka thënë opinionin e tij për numrin 10.
“Është e dukshme se ky është problemi kryesor. Mirëpo, nëse ai vërtet ka kërkuar 14 ose 15 milionë euro në një moment si ky…”.
“Ky djalë ka potencial të madh, mirëpo ai asnjëherë nuk e ka dëshmuar se është lider i Juventusit. Nuk e di nëse kjo varet nga prezenca e Ronaldos”, ka theksuar toni.
Dybala ka pasur probleme me lëndime këtë sezon duke u aktivizuar vetëm në 13 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime. /Telegrafi/