Site icon Telegrafi

Toni Domgjoni drejt transferimit në Holandë, kërkohet nga Vitesse

Toni Domgjoni është larguar zyrtarisht nga Zurichu pas përfundimit të sezonit në Zvicër.

Mesfushori shqiptar ishte në vitin e fundit të kontratës me Zurichun dhe nuk kishte pranuar rinovimin.

22-vjeçari tani është i lirë për të nënshkruar me ndonjë skuadër tjetër dhe kanë filluar t’i vijnë ofertat e para.

Mediat zvicerane kanë raportuar se e ardhmja e shqiptarit mund të jetë në elitën e futbollit holandez, Eredivisie.

Vitesse është skuadra që po insiston për të nënshkruar me mesfushorin shqiptar me pasaportë zvicerane.

Klubi holandez është në kontakte të vazhdueshme me agjentët e futbollistit.

Gjithsesi Domgjoni pritet t’i shqyrtojë edhe ofertat e tjera, por deri më tani nuk janë publikuar emra të klubeve tjera të interesuara për të.

22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje në Superligën e Zvicrës ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version