Site icon Telegrafi

Tonali i shkatërruar pas skandalit të basteve, vetëm qanë dhe kërkon terapi për të trajtuar varësinë nga bixhozi

Mesfushori i Newcastle United dhe Italisë, Sandro Tonali thuhet se ka mbetur duke vajtuar dhe kërkoi ndihmë nga një terapist për të trajtuar varësinë nga kumari apo bixhozi, pasi u vu nën hetim për baste të paligjshme.

Tonali u kthye në shtëpinë e tij në Milano, pasi u largua nga skuadra e Italisë mes akuzave se ai është i përfshirë në një skandal bastesh rreth futbollit italian.

Ai dhe bashkëlojtari i Italisë, Nicolo Zaniolo u morën në pyetje nga policia në Coverciano të enjten, pasi emrat e tyre u publikuar nga kolumnisti Fabrizio Corona si të përfshirë në akuzat për lojërat e fatit.

Lexo po ashtu Jo vetëm Fagioli, nën hetime raportohet se janë edhe Tonali e Zaniolo për bastëvënie të paligjshme

Sipas mediumit Il Corriere della Sera, Tonali, i cili u tërhoq nga skuadra e Italisë së bashku me Zaniolo, u kthye në shtëpinë e tij në Milano të premten, ku shpërtheu në lot me familjen e tij pas asaj që u përshkrua si një natë pa gjumë në kampin e ekipit kombëtar.

Raporti i së shtunës sugjeron se Tonali e di se ka gabuar që iu dorëzua disa tundimeve dhe hobive të dëmshme, të cilat tani rrezikojnë t’i kushtojnë shtrenjtë.

Ka pretendime se agjenti i Tonalit ka rekomanduar të flasë me një terapist për të ndihmuar në kapërcimin e një varësie të mundshme nga bixhozi, një ofertë që 23-vjeçari thuhet se e ka pranuar.

Tonali gjithashtu thuhet se do të vihet në dispozicion të FIGC-së për t’u takuar me të rinjtë për të shpjeguar pse shembulli i tij, për sa i përket lojërave të fatit, nuk duhet të ndiqet.

“Tonali është i vetëdijshëm për gabimin e tij dhe dëshiron të trajtojë varësinë e tij nga bixhozi duke shkuar në terapi. Tonali u përlot në lot para njerëzve të tij të dashur dhe e di mirë gabimin e tij. Ai synon të dëgjojë këshillat e njerëzve të tij të dashur dhe nisi procesin e rikuperimit nën mbikëqyrjen e ekspertëve”, shkruajnë italianët dhe shtojnë se si është shumë i frikësuar dhe i shqetësuar për vazhdimin e karrierës.

Pritet që Tonali të kthehet në Angli më vonë të shtunën për t’u rikthyer në Newcastle, ku Eddie Howe dhe ekipi i tij supozohet se janë gati të japin mbështetjen e tyre të plotë. /Telegrafi/

Exit mobile version