Site icon Telegrafi

Tonali nis zyrtarisht pezullimin 10-mujor për shkak të basteve

Nga sot (e premte), mesfushori i Newcastle United dhe Italisë, Sandro Tonali ka nisur zyrtarisht dënim prej 10 muajsh që mori për përfshirjen e tij në baste të paligjshme.

Formalitetet diktojnë që ndalimi të fillojë zyrtarisht një ditë pas publikimit të një deklarate nga FIGC, e cila u dorëzua të enjten pasdite, që do të thotë se ndalimi fillon sot (e premte).

Pezullimi i Tonalit do të thotë se ai do të jetë i padisponueshëm për Newcastle për pjesën e mbetur të sezonit 2023/24 dhe gjithashtu do të mungojë në skuadrën e Italisë për Euro 2024. Ai do të ketë të drejtë të kthehet në aksion në gusht 2024.

Lexo po ashtu Tonali dënohet zyrtarisht me 10 muaj mos lojë shkaku i vënies së basteve

Ndalimi përfshin gjithashtu një periudhë prove, që do të thotë se Tonali do të përballet me një ndalim deri në 48 muaj nëse zbulohet se ai ka luajtur sërish në mënyrë të paligjshme.

Përveç gjobës prej 20,000 euro, Tonali do të duhet gjithashtu të marrë pjesë në seancat e terapisë për të ndihmuar në trajtimin e varësisë së tij mbi bixhozin, si dhe duhet të bëjë të paktën 16 paraqitje publike në muajt e ardhshëm për të paralajmëruar të tjerët që të mos bien në të njëjtën kurth si ai. /Telegrafi/

Exit mobile version