Site icon Telegrafi

Tonali ka marrëveshje personale me Newcastle, Milani është duke e negociuar çmimin

(Foto: Getty Images)

Sandro Tonali thuhet t’i ketë pranuar kushtet personale të marrëveshjes me Newcastle United mbrëmjen e të mërkurës.

Përfaqësuesit e italianit kanë negociuar me klubin anglez, por edhe me Milanin në përpjekje që ta realizojnë transferimin në Ligën Premier.

Mesfushori, i cili përfiton rreth 3.5 milionë euro në vit në San Siro, te klubi anglez do të përfitojë jashtëzakonisht më shumë – rreth tetë milionë euro plus dy milionë të tjera në formë bonusesh në sezon. Ndërsa kontrata e tij do të jetë valide deri në qershor 2029.

Lexo po ashtu Mësohen detajet e ofertës që Newcastle i ka bërë Tonalit

Rossonerët e kanë refuzuar ofertën prej 60 milionë eurosh të Newcastle dhe kërkojnë 80 milionë euro. Mirëpo, raportohet se klubi italian do të pajtohet për shitjen e tij për një shumë prej 70 milionë eurosh.

Dy klubet vazhdojnë të diskutojnë në lidhje me marrëveshjen për çmimin dhe përfshirjen e shtesave dhe bonuseve të lidhura me performancat e lojtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version