Telegrafi

Tonali i hapur për t’u transferuar te Interi

Interi thuhet se po punon rreth një marrëveshje për Sandro Tonali pasi mori ‘miratimin e fortë’ nga mesfushori i Brescia.

Nerazzurrët përballen me konkurrencë nga Juventus për Tonali, por Corriere dello Sport pretendon se Inter është i gatshëm të shtyjë përpara negociatat.

Sipas gazetës, 20-vjeçari italian ka thënë se është i hapur për t’u bashkuar me Interin.

Lexo po ashtu Marotta flet për transferimin e Tonalit dhe largimin e Lautaros

Duke pasur parasysh këtë, zikaltarit do të përgatisin një paketë të ngjashme me atë që nënshkruan Nicolo Barellan verën e kaluar.

Ata u zotuan të paguanin 50 milionë euro për Barella por përmes një huazimi prej 12 milionë eurosh me një detyrim blerje prej 25 milionë dhe 13 milionë euro tjera bonuse.

Pronari i Brescias, Massimo Cellino ka një vlerësim të ngjashëm në mendje për Tonalin, por pandemia e coronavirusit mund ta detyrojë atë të pranojë një çmim më të ulët. /Telegrafi/