Telegrafi

Tomori nuk është i sigurt për reagimin e tij nëse shënon ndaj Chelseat

(Foto: Instagram/fikayotomori)

Qendërmbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, ka pranuar se ende nuk e di nëse do të festojë në rast se arrin të shënojë gol ndaj Chelseat në Stamford Bridge.

Futbollisti anglez përballet me ish-klubin e tij për herë të parë, prej se iu bashkua Rossonerëve në janar të vitit 2021.

Ai është produkt i Akademisë së Bluve dhe ka zhvilluar 27 ndeshje zyrtare me skuadrën e Ligës Premier para se të kalonte në San Siro.

(Foto: Instagram/fikayotomori)

“Chelsea është skuadër e shkëlqyer, me lojtarë të mirë. Jemi të përqendruar në lojën tonë dhe e dimë se do të jemi në krye të detyrës nëse luajmë ashtu si dimë”.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, sepse ata kanë lojtarë të vlefshëm, por njësoj kemi edhe ne dhe padyshim se shpresoj të fitojmë”.

(Foto: Instagram/fikayotomori)

“Jam i emocionuar dhe i lumtur për kthimin në Stamford Bridge, dua t’i ndihmoj skuadrës t’i fitojë tri pikët”, ka deklaruar Tomori për Sportmediaset.

Në 72 paraqitjet e tij për Milanin, 24-vjeçarii ka realizuar dy gola dhe kur është pyetur se si do të veprojë nëse shënon në Stamford Bridge, është përgjigjur: “Do të shohim”. /Telegrafi/