Tommy Genesis i ka zgjeruar kufijtë me lansimin e videoklipit muzikor të këngës “Tommy”.
E bukura e kësaj është se videon muzikore e ka realizuar vet reperja kanadeze duke e bërë regjinë dhe editimin.
Në klip, ajo shfaqet krejtësisht e zhveshur në një vaskë të mbushur me ujë.
Në një skenë tjetër, këngëtarja është e veshur me rroba të nxënëseve dhe rrotullohet në krevat duke vënë në pah atraktivitetin e saj.
“Në të kaluarën gjithmonë e kam bërë vet regjinë dhe editimin e videove të mia, prandaj isha e gëzuar që mu dha mundësia ta bëja të njëjtën gjë me ‘Tommy’”.
“Është padyshim shumë më eksplicite sesa e kisha planifikuar, por mendoj se e përshkruan me shumë saktësi seksualitetin tim”.
“Dua që njerëzit ta dinë se askush nuk më ka detyruar të bëj diçka të tillë. Unë e kam gjithë kontrollin e artit dhe muzikës time”, ka deklaruar Genesis për Complex.
Tommy Genesis është një repere kanadeze, modele dhe artiste vizuale. Në vitin 2016, revista Dazed e përshkroi si “mbretëreshën më rebele të repit ‘underground’ në internet”.
Muzika e saj është vlerësuar për stilin eksperimental dhe hiper-seksual duke i përfshirë edhe vargjet agresive.
Reperja ka origjinë gjysmë-suedeze dhe gjysmë-tamile (indiane), ndërsa ka lindur në Vancouver të Kanadasë. Ka studiuar për film dhe skulpturë.
Ndryshe, në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ajo do të jetë mysafire speciale në koncertet e Dua Lipës në SHBA dhe Kanada. /Telegrafi/