Telegrafi

Tomë Gashi kërkon nga ministri në detyrë, Abelard Tahiri që ta dorëzojë raportin e Institutit zviceran mbi vdekjen e Astrit Deharit

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se raporti i Institutit zviceran mbi vdekjen e Astrit Deharit ka përfunduar dhe se atë e ka marrë Ministria e Drejtësisë në Kosovë.

Avokati Gashi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka kërkuar nga ministri në detyrë, Abelard Tahiri që ta dorëzojë raportin tek ai, transmeton Telegrafi.

Siç ka shkruar Gashi, raporti mbi vdekjen e Deharit është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë më 5 tetor, një ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Shkrimi i Tomë Gashit:

“Astrit Erdhi Dita…!

Tani po dihet pse e vranë…! Sepse ai e dinte edhe nga burgu se do të vij dita në 2019, këtë ai e parashikoj edhe në fletoren e tij të burgut, se Lëvizja VETËVENDOSJE.! do të vijë në pushtet në vitin 2019.

Astrit Dehari kishte shumë arsye për të jetuar dhe për të pritur fitoren e Lëvizjës VETËVENDOSJE.!Fitoren e të cilës ai e kishte parashikuar, por nuk e lan…!

Ministria e Drejtësisë ka marrur raportin nga Instituti Zviceran para dites së fitores së Lëvizjës VETËVENDOSJE!..Më 06.10.2019.

Pse nuk e bëjnë publike”.