Site icon Telegrafi

Tomë Gashi flet pas lajmit se djali i tij ka sulmuar fizikisht Frashër Krasniqin

Një përplasje fizike ka ndodhur sot mes anëtarit të Partisë Socialdemokrate dhe Albin Gashit, djalit të avokatit, Tomë Gashi.

Mirëpo, i pa informuar për rastin duket të jetë avokati Tomë Gashi.

“Frashër Krasniqi është klient i zyrës sime mbi tri vite për dy lëndë penale. Ka mundur në çdo kohë të më kontaktoi nëse ka pasur arsye”, tha shkurtimisht ai në një deklaratë për Telegrafin.

Lexo po ashtu PSD: Frashër Krasniqi është sulmuar fizikisht nga djali i Tomë Gashit

Ndryshe, PSD ka thënë sot se Krasniqi është sulmuar nga Gashi pa pasur asnjë zënkë paraprake.

“Albin Gashi, ish kandidati i VV- së për deputet dhe djali i Tomë Gashit, ka sulmuar fizikisht Frashër Krasniqin. Pa asnjë arsye dhe pa asnjë zënkë paraprake. I njëjti, duke sulmuar shante Nol Nushin. Sharjet masive, kërcënimet e linqimet janë mënyrë funksionimi e partisë në pushtet. Nevojitet pak gjë që kjo gjendje e dhunës të shndërrohet në manifestim konkret”, thuhej në njoftimin e PSD-së. /Telegrafi/

Exit mobile version