Site icon Telegrafi

Tomë Gashi avokat i familjes së 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu, i cili vdiq pas rrahjes nga dy persona të mitur

Përfaqësuesi juridik i Rrahim Fejzullahut, xhaxhait të 18-të vjeçarit, Lulzim Fejzullahut që u rrah për vdekje nga dy të mitur në Podujevë do të jetë avokati, Tomë Gashi.

Këtë e ka bërë të ditur vet avokati Gashi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Gashi tha se sot ka dorëzuar autorizimin në Prokurori, Gjykatë dhe IPK.

“Tani po presim përgjigje nga këto inistitucione. Familja e Lulit kërkon drejtësi”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Lexo po ashtu Xhaxhai i 18-vjeçarit në Podujevë: Më kanë ardhur në shtëpi familjarët e sulmuesve, kërkoj drejtësi nga shteti

Ndryshe, Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, i ka bërë kërkesë publike avokatit, Tomë Gashit, që ta përfaqësojë lëndën e vrasjes së nipit të tij, Lulzimit, në emisionin “Debat Plus”.

“E kam një kërkesë te avokati Tomë Gashi. Tu kisha lut llogaritëm si të duash, merre rastin e djalit në dorë nëse ekziston mundësia dhe ta përfaqësosh lëndën e tij”, tha Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut.

Kërkesa e tij u pranua menjëherë nga avokati Gashi.

“Një kërkesë e tillë është vështirë të refuzohet, por në këtë rast mundet të jetë e pranueshme për interesin e drejtësisë. Po e pranoj”, u deklarua Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version