Site icon Telegrafi

Tom Hanks dhe gruaja e tij ndihen më mirë pas trajtimit për coronavirus

Tom Hanks dhe Rita Wilson (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson po ndjehen më mirë pas trajtimit të tyre në spital për coronavirus (COVID-19).

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hanks ka njoftuar se pas simptomave, gjendja e tyre aktuale është kthyer në normalitet, shkruan CNN.

“Dy javë pas simptomave tona të para, tani ndihemi më mirë. Izolimi në vend funksionon si kjo: Ju nuk e infektoni askënd – ju nuk e merrni nga askush… Do të zgjasë pak, por nëse kujdesemi për njëri-tjetrin, ndihmojmë atje ku mundemi dhe  heqim dorë nga disa komoditete … edhe kjo do të kalojë”, ka shkruar mes tjerash aktori.

Një përfaqësuesi i Hanks ka thënë për CNN, se ata vazhdojnë të jenë të izoluar në Australi pasi u liruan nga spitali javën e kaluar.

Lexo po ashtu Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson largohen nga spitali në Australi pesë ditë pasi u diagnostikuan me coronavirus

Hanks dhe Wilson kishin shkuar në këtë kontinent për të realizuar një film në lidhje me këngëtarin Elvis Presley. Aktori do të luante rolin e menaxherit të Presleyt, por xhirimet kanë ndaluar për shkak të gjendjes aktuale. /Telegrafi/

Exit mobile version