Site icon Telegrafi

Tom Doshi flet pas daljes nga SPAK, shpreh mbështetjen për reformën në drejtësi

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai është parë i pashoqëruar dhe i buzëqeshur teksa hynte në këto ambiente të këtij institucioni.

Në dalje të organit të akuzës, Doshi dha një prononcim të shkurtër për mediat, ku tha se ishte paraqitur në SPAK lidhur me zgjedhjet në Rrogozhinë.

“Isha lidhur me zgjedhjet në Rrogozhinë pasi kam bërë një takim dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim,” tha ai.

I pyetur nëse ishte i thirrur për pastrim parash, ai e mohoi, ndërsa për shkrirjen e SPAK-ut, tha se nuk ishte dakord dhe se ai do të vazhdojë të mbështesë drejtësinë.

Lexo po ashtu Pak kohë pasi shpalli kandidaturën për deputet, Tom Doshi paraqitet në SPAK

“Është normale të na thërrasë prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq, a ke dijeni, pyetën.”

A do të votoni për shkrirjen e SPAK?

“Asnjëherë. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tanë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK.”

Exit mobile version