Site icon Telegrafi

Tom Cruise ushtrime për film apo i pëlqen adrenalina që ta ofron “paragliding”

Aktori i Hollivudit, Tom Cruise nuk ka frikë të rrezikoj jetën për filma gjersa u pa duke bërë “paragliding” poshtë shkëmbinjve të alpeve franceze.

Nuk është e panjohur që aktorit i pëlqejnë të marrin pjesë në shumë skena të rrezikshme dhe se nuk ka pengesa, kështu që ka ndodhur të thyejë eshtrat, raporton British Metro.

Ai për herë të fundit pati një aksident ndërsa filmonte “Misioni i pamundur: Mashtrimi” në vitin 2017-në.

https://twitter.com/TomCruiseShare/status/1166646993373954048

“Unë e ndiqja Henry (Cavil) dhe duhej ta kapja murin, por aksidentalisht e godita. Unë e dija menjëherë se e kisha thyer këmbën, por nuk doja ta përsërisja atë skenë, kështu që thjesht vazhdoja të vrapoja. Atëherë të gjithë nxorën telefonat e tyre dhe rezervuan pushimet e tyre”, shpjegoi 57-vjeçari.

Aktori tani kishte veshur të gjitha pajisjet e nevojshme mbrojtëse dhe u ndihmua nga një instruktor.

Tani për tani, nuk dihet nëse ka praktikuar xhirimin e një skene. Ai ose praktikoi zbritjen e përsosur për disa skena emocionuese ose thjesht e do “paragliding” dhe adrenalinën. /Telegrafi/

Exit mobile version