Tom Cruise thuhet se ka krijuar të gjitha mundësitë për të dashurën e re Elsina Khayrova pasi ai e trajtoi atë me një takim darke në Londër kohët e fundit.
Aktori i “Mission Impossible”, 61 vjeç, i cili u pa për herë të parë me ish-gruan 36-vjeçare të një oligarku javën e kaluar, thuhet se ka rezervua një kat të tërë të restorantit ekskluziv Mayfair Novikov për darkën romantike për dy.
“Tom dukej shumë i dashur dhe i varur nga çdo fjalë që Elsina thoshte. Ata dukeshin fizikisht shumë të afërt. Atyre iu bashkua roja e tij amerikane e sigurisë, e cila u fut kur një anëtar i stafit kërkoi një foto”, tha një burim.
“Tomi ishte shumë bujar dhe i dha stafit 100 funte bakshish, përpara se ai dhe Elsina të largoheshin nga dera anësore në një makinë në pritje”, shtoi burimi.
Tomi u pa në shoqëri të saj për herë të parë në një festë me miqtë.
Ish-modelja, e cila është shtetase britanike, ishte e martuar më parë me manjatin rus Dmitry Tsetkov, me të cilin ndante një rezidencë prej 22 milionë funtesh në pasurinë e Wentworth në Surrey si dhe shtëpi në Londër me vlerë 18 milionë funte.
Çifti gjithashtu zotëronte prona në Dubai dhe Qipro së bashku me makinat, stolitë dhe koleksionet e tyre të artit me vlerë miliona paund.
Ish-burri i saj e ka paralajmëruar aktorin se ajo është e vështirë për t’u kënaqur – dhe pretendon se ai shpenzoi 10 milionë funte për rroba dhe 2 milionë funte për çanta gjatë martesës së tyre të trazuar 11-vjeçare.
Dmitry, 43 vjeç, i cili e bëri pasurinë e tij në diamante dhe miniera, pretendon se beteja e tij e ashpër trevjeçare e divorcit i kushtoi atij 150 milionë funte.
Dmitry zbuloi se ai nuk ka folur me Khayrova për marrëdhënien e saj me Cruise, i cili gjithashtu është aktori i tij i preferuar. /Telegrafi/