Telegrafi

Tom Cruise ndalon përkohësisht xhirimet e filmit “Mission Impossible 7”, pasi ekipi nuk i respektonte masat antiCOVID

Tom Cruise Foto: Mirror

Aktori i njohur, Tom Cruise, ka zgjedhur që të ndalojë xhirimet e filmit “Mission Impossible”, pasi u nevrikos me ekipin që nuk i respektonin masat antiCOVID.

Një pauze e tillë vjen më herët se sa ishte planifikuar, pak para festave për Krishtlindje, shkruan Mirror.

Flitet se Tom përmes një avioni privat është kthyer sërish në Miami, që të jetë më djalin e tij, Connor.

Foto: Mirror

Një burim për The Sun është shprehur: Është shumë e vështirë që të mbash nën kontroll produksionin për kaq gjatë, aq më shumë kur festat janë duke ardhur”.

Ata shtuan se aktori ka zgjedhur të bëjë pak pushim, duke marrë parasysh edhe krizën globale.

Foto: Mirror

Vlen të përmendet se ai ka paguar rreth 500 mijë dollarë nga gjepi tij, për të izoluar personat e ekipit që rezultuan pozitiv me COVID-19. /Telegrafi/

Foto: Mirror