Site icon Telegrafi

Tom Cruise ishte varur në një aeroplan, teksa filmonte skenat për pjesën e re të “Mission: Impossible”

Aktori 62-vjeçar i Hollivudit nuk dukej se mbante një parashutë, teksa u ngjit pas avionit gjatë një pjese që pakkush do të guxonte ta përsëriste.

Fotografitë e publikuara nga mediet britanike tregojnë momentin e frikshëm kur avioni u përmbys, duke e lënë Tomin të kapur pas krahut.

“Personazhet dukej se po filmonin një skenë zënke ku ata ziheshin me njëri-tjetrin përpara se avioni të kthehej me kokë poshtë, shkruan DailyMail.

Piloti ishte i veshur me të gjelbër, duke sugjeruar se ai do të hiqej nga skena dhe Cruise dhe Morales do të jenë të vetmit në avion“, tha një burim për Mirror.

Cruise u bë i njohur pikërisht nga dredhitë që realizon vetë, dhe kishte edhe role për të cilat gjëra të tilla ishin veçanërisht të nevojshme, duke filluar nga “Top Gun” e duke përfunduar me vazhdimet e shumta të “Mission Impossible”.

Ai u pa së fundmi në Longcross Studios në Mbretërinë e Bashkuar, duke filmuar skena të mbushura me aksion, duke shtuar marifete me firma në pjesën e re të ekskluzivitetit.

Më herët në prill, Cruise u kap duke filmuar pranë Downing Street në Londër, duke treguar momente dramatike që lanë të kuptohet për sfida për personazhin e tij, agjentin Ethan Hunt. /Telegrafi/

Exit mobile version