Site icon Telegrafi

Tom Cruise ia ndalon të vjen në dasmën e djalit të tyre ish-bashkëshortes, Nicole Kidmanit

Tom Cruise ia ka ndaluar ish-gruas, Nicole Kidmanit që të merr pjesë në dasmën e djalit të tyre.

Connor Cruise, 24 vjeç, pjesëtar i religjionit të sajentologjisë sikurse babai, së shpejti do të martohet me të dashurën italiane Silvia.

“Tom është prapa kësaj dhe dëshiron t’ia ndaloj edhe përmes gjykatës. Tom dëshiron t’ia ndaloj t’i afrohet dasmës Nicole pasi që ajo nuk i përket religjionit të tyre”, thotë një burim për RadarOnline.com.

Tom dhe Connor Cruise

E fejuara e Connor-it duket se është quajtur “Princesha e Sajentologjisë”, ndërsa ndjek gjithashtu fenë së bashku me familjen që u transferua nga Italia në Florida.

Aktori thuhet se e adhuron nusen e djalit pasi që edhe ajo beson në religjionin e sajentologjisë.

Ndryshe, Connor tashmë ka lënë punën e DJ-ve dhe po merret me biznese të tjera familjare. /Telegrafi/

Exit mobile version