Aktori i njohur amerikan, Tom Crusie, është detyruar të mbyllet në një hotel luksoz në Venecia për shkak të përhapjes së Coronavirusit në Itali.
Pas rasteve të vazhdueshme gjatë fundjavës, të përqendruara kryesisht në pjesën veriore të vendit, Cruise u raportua se u zhvendos në një hotel me 5 yje në Venecia.
Aktori 57-vjeçar mbërriti në Venecia më 20 shkurt, dhe ai kishte vendosur të fillojë xhirimet për “Mision: Impossible 7”, sipas Daily Mail.
Por, pas një shpërthimi të Coronavirusit, Cruise u mbyll në hotelin me 5 yje dhe nuk ishte në gjendje të fillonte xhirimet në film.
Cruise u raportua se tani ka lënë Italinë. Kompania e njohur “Paramount Pictures” në një deklaratë ka thënë se xhirimet do vazhdojnë pas qetësimit të situatës.
“Gjatë kësaj ndërprerje ne duam të jemi të ndërgjegjshëm për shqetësimet e ekipit dhe po i lejojmë ata të kthehen në shtëpi deri sa të fillojnë xhirimet”. “Ne do të vazhdojmë të monitorojmë këtë situatë dhe të punojmë së bashku me shëndetësinë dhe zyrtarët e qeverisë”, thuhet në deklaratën e tyre.
Cruise u raportua se është duke qëndruar në hotelin “Gritti”, hotel ky që fillimisht shërbeu si një vendbanim privat për familjet fisnike. Në 1895, Pallati Gritti u bë zyrtarisht një hotel luksoz, i kompletuar me dhoma të stilit venecian, një banjë dhe shërbim 24-orësh në dhomë.
Ndërkaq, raportet fillestare tregojnë se askush nga kasti i aktorëve dhe i ekuipazht nuk është infektuar. Ndalimi i xhirimeve vjen pasi Italia konfirmoi vdekjen e shtatë, ndërsa ka shënuar mbi 200 raste të të infektuarve. /Telegrafi/