Për shkak të festës së Fitër Bajramit të enjten është ndërprerë dhënia e vaksinës antiCOVID-19 për grup moshën mbi 65 vjeç në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë. Mirëpo, sot në sot në orët e hershme të mëngjesit kjo ka shkaktuar grumbullim të madh të njerëzve që duan të vaksinohen.
Kjo tollovi shihet edhe përmes disa fotografive, ku turma e madhe e njerëzve nuk është duke respektuar distancën prej një metër për shkak të infektimit me coronavirus.
E për shkak të këtij interesimit të madh si dhe tollovisë së njerëzve, ka obliguar që pjesëtarë të Policisë së Kosovës të jenë prezent për të mbajt rendin. /Telegrafi/