Site icon Telegrafi

Tolisso vazhdon të mbetet dëshirë e madhe e Interit

Interi mbetet plotësisht i përqendruar në përmirësimin e mesfushës së tyre dhe shënjestra e tyre është ylli i Bayern Munichut në Francës, Corentin Tolisso.

25-vjeçari u nënshkrua nga Lyoni në vitin 2017 për mbi 40 milionë euro dhe kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor të vitit 2022.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Tolisso është një nga emrat kryesorë në listën e dëshirave të drejtorit të Interit, Beppe Marotta.

Lexo po ashtu Bayerni ia tregon derën tre yjeve të skuadrës, ata janë të lirë të gjejnë skuadra të reja

Francezi është potencialisht edhe përpara veteranit të Barcelonës, Arturo Vidal, për shkak të moshës dhe shkathtësive të tij.

Tolisso ka kontribuar me tre gola dhe pesë asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat për Bayernin këtë sezon.

Opsione të tjera përfshijnë Sandro Tonalin e Brescias dhe Gaetano Castrovilli i Fiorentinës, por ka luftë ofertash për këta talentë të Italisë. /Telegrafi/

Exit mobile version