Telegrafi

Tolisso: Më pëlqen Liga Premier dhe Arsenali

Mesfushori i Bayern Munichut, Corentin Tolisso ka folur për mundësinë e një transferimi të ardhshëm te Arsenali.

Topçinjtë janë lidhur me reprezentuesin francez tash e disa kohë dhe një transferim në Emirates mund të jetë i mundur.

Është vet Tolisso që ka thënë se i pëlqen kampionati anglez dhe në veçanti Arsenali.

Lexo po ashtu Bayerni ia tregon derën tre yjeve të skuadrës, ata janë të lirë të gjejnë skuadra të reja

“Shumë klube më bëjnë të ëndërroj si Real Madridi, Barcelona dhe Anglia me ekipe si Arsenali”.

“Më pëlqen Liga Premier dhe mendoj se jam i përshtatshëm për të”, ka thënë Tolisso për France Football.

Lexo po ashtu Interi synon transferimin e dyshes franceze Tolisso-Giroud

Francezi ka mbetur si zgjedhje e dytë te Bayerni që kur Hans-Dieter Flick mori përsipër detyrën në nëntor.

Ai ka filluar vetëm shtatë ndeshje të Bundesligas nën menaxherin e ri, ndërsa interesim për të ka shprehur edhe Interi dhe Juventusi. /Telegrafi/