Corentin Tolisso ka vendosur të largohet nga Bayern Munichu përfundimisht gjatë afatit kalimtar veror.
E ardhmja e mesfushorit francez duket se do të jetë në Angli, ku ka dy oferta serioze.
Arsenal dhe Manchester United janë dy skuadrat e mëdha angleze që janë të gatshme të marrin lojtarin.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich tanimë i ka vendosur edhe çmimin e largimit.
Bavarezët janë të gatshëm të një ofertë prej 10 milionë euro për të hequr dorë nga Tolisso.
Kjo shumë nuk përbën aspak problem për dy klubet angleze si United e Arsenal, por problemi mbetet tek kushtet e lojtarit.
27-vjeçari që ka edhe 12 muaj kontratë me Bayernin, do të nënshkruajë me ndonjërën nga ekipet e interesuara nëse i plotësohen kushtet për pagë vjetore prej gjashtë milionë eurove në sezon. /Telegrafi/