Telegrafi

“Tokio 2020” rikthen kafshimin e famshëm të Tyson ndaj Holyfield – boksieri maroken u përpoq ta ‘kopjonte’ amerikanin

Një boksier olimpik u përpoq të kafshonte kundërshtarin e tij në një moment tronditës gjatë një përplasjeje në peshat e rënda në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Youness Baalla u mposht me zhgënjim në meçin e tij me David Nyika të Zelandës së Re, pasi kishte humbur dy raundet e para brenda ringut.

I dëshpëruar dhe i irrituar, marokeni Baalla humbi kokën në raundin e fundit dhe kanalizoi Mike Tyson e tij të brendshëm kur ai u përpoq të kafshonte kundërshtarin Nyika, ndërsa ishin të shtrënguar me njëri-tjetrin.

Momenti tronditës është shumë i qartë për të parë në pamjet e postuara në mediat sociale – dhe ju mund të shihni Nyikan teksa ankohet tek gjyqtari.

Disi, Baalla ishte i pandëshkuar dhe lufta vazhdoi. Nyika, dy herë fitues i medaljes së artë në Lojërat e Komonuelthit, ishte fituesi në debutimin e tij në Lojërat Olimpike dhe tani do të përballet me Uladzislau Smiahlikau të Bjellorusisë në çerekfinale.

Baala, ndërkohë u diskualifikua pas luftës për sjelljen e tij, sipas Task Forcës së boksit.

Ndryshe, në vitin 1997, legjenda e peshave të rënda, Tyson kafshoi një pjesë të veshit të Evander Holyfield gjatë përplasjes së tyre në MGM Grand Arena.

Ai u diskualifikua, u dënua me një gjobë prej 3 milionë dollarësh dhe u pezullua nga Komisioni Atletik i Nevadas. /Telegrafi/