Latif Mehmeti është njëri nga shumë banorët e Kosovës që ka pronë përgjatë vijës kufitare dhe që nuk ka qasje që nga viti 1999. Mehmeti banorë i Dumnicës së Podujevës ka 4 hektarë tokë bujqësore, 2 hektarë livadhe dhe 8 hektarë mal, por që nga viti 1999 këto prona kanë mbetur të paqasshme për të.
“Në emrin e gjyshit tim Rrahman Mehmeti, në territorin aktual të Kurshumlisë i kam 4 hektarë tokë të punuar deri në vitin 1999, 2 ha livadhe dhe 8 hektarë mal. Në pasurin e patundshme, pra, që është legjitime pas vitit 1999 për çështje sigurie nuk kemi pasur qasje në të. Krejt kjo pasuri shtrihet në pikën kufitare Kosove – Serbi. Deri në vitin 1999 edhe tatimin në pronë për tokën që ka qenë e evidentuar në territorin e Kurshumlisë e kemi paguar në Komunën e Podujevës”.
Mehmeti thotë se arsyeja e mosqasjes në pronat e tij është siguria dhe mosdefinimi i vijës kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Mehmetit, ishte KFOR-i që ua kishte ndaluar të afrohen vijës kufitare. /Tribuna/Telegrafi/