Ish-zëvendës kryeministri, Nikolla Todorov pak orë para se zgjidhjes së qeverisë së reformave të LSDM-së, solli vendim që ish-kryeministri Nikolla Gruevski të shfrytëzojë dy automjetet zyrtare, “Volkswagen Passat 3C”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vendimi në Gazetën Zyrtare është publikuar një ditë më pas, gjegjësisht më 1 qershor të këtij viti, ditën kur qeveria filloi me punë.
Me këtë vendim, Gruevski do të përdorë dy Passat-a me fuqi të motorit prej 140 kilovat, të prodhuar në vitin 2015.
Kujtojmë se Nikolla Todorovit, para ca ditëve i është bërë atentat nga gjyshi Tamarës, vajza e cila vdiq, sipas familjes me shkas të Todorovit kur ishte ministër i shëndetësisë. Todorov arriti të shpëtojë pa asnjë plagosje edhe pse pati tre të shtëna me armë. /Telegrafi/