Ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov ka deklaruar se në rajonet e përmbytura nuk janë shfaqur sëmundje infektive, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se deri tani janë dezinfektuar rreth 30 milion metër katrorë dhe rreth 4500 shtëpi, kurse numri i banorëve që kërkojnë ndihmë mjekësore është në rënie e sipër.
Todorov bëri të ditur se ambulanta e përkohshme që është vendosur në shkollën e Stajkovcit do të vazhdojë të jetë funksionale deri të premten. Nëse do të jetë e nevojshme, ambulanta do të punojë edhe më tutje./Telegrafi/