Site icon Telegrafi

Todorov: Me ndryshimet ligjore, mundësohet prodhimi dhe shitja e kanabisit në barnatore!

Në Agjencinë për medikamente dhe mjete medicinale janë dorëzuar ky kërkesa për eksport të lëndës së parë prej të cilës do të prodhohen preparate në bazë të kanabisit.

Këtë në konferencën e sotme për shtyp kumtoi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

“Pas kontrollit të plotësimit të kushteve dhe standardeve pason marrja e licencës për prodhim. Përderisa e tërë procedura është në rregull, presim që prodhimet e para të kontrolluara në përbërje me konop në farmaci t’i kemi deri në fund të majit të këtij viti. Respektivisht, deri në fund të majit këto prodhime të jenë të kapshme për të gjithë pacientët në Republikën e Maqedonisë”, tha Todorov.

Me miratimin e të gjitha ndryshimeve ligjore, siç tha, mundësohet prodhimi, shitja, posedimi dhe përdorimi i kanabisit, ekstraktit dhe tinkturës së kanabisit, në pajtim me kushtet e përcaktuara me Ligjin e njëjtë.

Ai theksoi se në tregun e Republikës së Maqedonisë për qëllime mjekësore do të jenë të kapshme preparatet nga konopi, që përdoren për sëmundje malinje, për të sëmurit nga multipleks skleroza, me HIV dhe sindrome të rënda epileptike të moshës fëmijërore.

Drejtoresha e Agjencisë për medikamente dhe mjete medicinale (MALMED), Marija Darkovska Serafimovska informoi se personat juridikë. të cilët janë të interesuar tashmë mund edhe janë krijuar të gjitha kushtet të aplikojnë për marrjen e lejes për kultivimin e marihuanës. /Telegrafi/

Exit mobile version