Site icon Telegrafi

Todorov: Kemi vendosur tre pika kontrolli shëndetësor në zonat e rrezikuara

Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi bën përpjekje që me shumë ekipe në të gjitha lokacionet të ballafaqohet me krizën dhe me pasojat e vërshimeve të mëdha të cilat e kapluan pjesën veriore të Shkupit, ka deklaruar ministri i shëndetësisë, Todorov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij deri më tani ndihma e shpejtë ka kryer 300 intervenime dhe mbi 60 të sëmurë janë transportuar në klinikat dhe shtëpitë e shëndetit në Shkup.

Në klinikë kanë ardhur mbi 50 pacientë të cilët kanë marrë ndihmën e duhur dhe janë lëshuar në shërim shtëpiak gjithashtu edhe në spitalin Shën Naumi i Ohrit, numri i pacientëve ka arritur rreth 50.

“Këtu në Stajkovcë kemi 425 shtëpi ku kemi 590 të sëmurë kronik të gjithë këto do të jenë të vizituar dhe nëse kanë nevojë për terapi e njëjta do tu jepet. I gjithi sistemi shëndetësor është organizuar në atë mënyrë që tu mundësojë shërbim sa më të shpejtë shëndetsor, për atë arsye kemi vendosur edhe 3 pika kontrolli shëndetësor, një në Stajkovcë, një në Hasanbeg dhe një në Haraçinë. Po ashtu kemi edhe 2 punkte të ndihmës së shpejtë që punojnë 24/7 me qëllim që të reagohet shpejtë aty ku ka nevojë”, ka thënë ministri Todorov./Telegrafi/

 

Exit mobile version