Telegrafi

Todorov i ikë pyetjes së gazetares për studenten e padiplomuar si mjeke! (Video)

Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov u ka ikur kamerave në momentin kur duheshte të pyetet nëse ai do të japë dorëheqjen për shkak të skandalit me studenten e punësuar si mjeke, ende pa përfunduar studimet dhe pa kaluar provimin shtetëror, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai është larguar me nxitim dhe nuk ka dhënë përgjigje

“Nxitoj, patjetër të shkoj diku tjetër. Nuk ka asnjë studente në mjekësi”, tha Todorov në shpejtësi.

Në një përgjigje vetëm një orë më parë në përgjigjen në mënyrë elektronike nga Ministria e Shëndetësisë, kanë thënë se ata nuk kanë kompetenca për të marrë vendime mbi punësimin, por është përgjegjësi e institucionit përkatës. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Studentja pa diplomë gati pesë muaj ka punuar si doktoreshë në Ndihmën e shpejtë (Video/Dokument)