Jean-Clair Todibo është futbollisti më i ri i Barcelonës.
Klubi katalunas ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të talentuar francez nga skuadra Toulouse.
Barcelona ka pranuar të paguajë një milionë euro për transferimin e lojtarit që ishte në fund të kontratës si dhe dy milionë euro të tjera në formë bonusesh.
The youth and talent of @jctodibo allows us to continue to reinforce the cornerstones of our sporting project for the present and future. Welcome to Barça, Jean-Clair! pic.twitter.com/mQSNRo27kB
— Josep Maria Bartomeu (@jmbartomeu) February 1, 2019
Futbollisti francez është prezantuar në Camp Nou para tifozëve katalunas, ku ka thënë se ka realizuar një ëndërr të fëmijërisë.
“Kam realizuar një ëndërr të fëmijërisë duke nënshkruar për Barcelonën. Jam shumë i lumtur, shumë krenar dhe i kënaqur që do të përjetoj këto gjëra me familjen time”.
“Mua më duhet të përmirësohem ende. Trajneri do të vendos për pozitën time, dot ë jap gjithçka për Barcelonën”, tha Todibo.
⚽ @jctodibo 👌#EnjoyTodibo pic.twitter.com/Egh0X1Dedc
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 1, 2019
Qendërmbrojtësi francez ka thënë që rivali i tij për një vend në formacionin titullar, Samuel Umtiti është idhull i tij.
“Umtiti është një idhull për mua por edhe shembull që duhet ndjekur. Ai është kampion bote dhe një nga më të mirët. Do të këshillohem prej tij dhe ai do të më ndihmojë për tu inkuadruar në skuadër”, përfundoi Todibo. /Telegrafi/