Përpara gjykatës për lëndën “TNT”, u shpalosën edhe 56 mesazhe të shkëmbyer mes Nikolla Gruevskit, Mile Janakieskit, një në mes Silvana Bonevës dhe Gruevskit, mesazhet që Fijat i ka dërguar Gruevskit, një mesazh nga Gruevski për Dragan Pavlovic Latas, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në komunikimin me SMS midis Gruevskit dhe Janakieskit më 31 korrik 2011, ish-kryeministri urdhëroi ish-ministrin e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit t’i dërgonte fotografi të rrënimit. Janakieski për Fiat në një mesazh para se rrënimit thotë: “Kjo është për të një luftë për jetë ose vdekje”. Gruevski i përgjigjet: “Dhe për ne është e njëjtë”. Gruevski donte që prishja të jetë pikërisht të dielën, për të cilën Janakieski shkruan se më e herët që mund të jetë është dita e hënë. Pas përfundimit të rrënimit, ish-ministri në një mesazh njoftoi Gruevskin se objekti i madh nuk kishte rënë siç duhet: “Efekti vizual nuk është siç prisnim. Kam pasur një takim me minatorët dhe kam kërkuar një shpërthim”, i shkroi Janakieski Gruevskit.
Nikolla Gruevski, mesazhet e paraqitura i quajti “mbeturina”.
Gjykata seancën e ardhshme për këtë lëndë e caktoi për me 3 korrik. /Telegrafi/