Site icon Telegrafi

Tmerrohet gruaja, fotografinë e babait të saj të vdekur e gjen në pako të cigareve (Foto)

Një grua e tronditur pretendon se një fotografi me një paralajmërim në pako cigaresh nëpër botë është e babait të saj të vdekur.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, nëna e dy fëmijëve Jodi Charles, 42 vjeç, ishte e tmerruar kur pa imazhin në një pako të Amber Leaf.

Ajo thotë se është ‘110 për qind’ e sigurt se fotografia është e babait të saj, David Ross, i cili vdiq në vitin 2015 në moshën 66 vjeçe.

Sipas saj, ai me siguri nuk do të kishte dhënë pëlqimin që fotografia e tij të përdorej për një gjë të tillë.

Edhe pse ai ishte një duhanpirës, shoferi i mëparshëm i ambulancës vdiq nga probleme të palcës së kockave të palidhura, septikemia dhe limfoma, një lloj kanceri në gjak.

Jodi pohon se dikush duhet të ketë marrë fotografinë, e cila tregon një njeri pa ndjenja në një shtrat spitalor me një tub frymëmarrje në gojën e tij.

Spitali e mohon këtë dhe Komisioni i BE-së pretendon se imazhi është i dikujt tjetër, por Jodi thotë se ajo është ende duke pritur dëshmitë rreth kësaj.

Thuhet se fotografia është një nga 42 imazhet paralajmëruese të shëndetit, të përdorura në të gjitha cigaret dhe duhanin e shitur në Britani të Madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version