Regjistrimi nga kutia e zezë, ka treguar momentet e tmerrit në kabinën e Ethopian Airlines Boing 737 Max, kur dy pilotët u përpoqën për gjatë minuta ta merrnin nën kontroll sistemin kompjuterik të aeroplanit, por e patën të pamundur.
Menjëherë pasi u ngritën nga pista e Addis Ababa, një pajisje e quajtur dridhës i shkopit nisi të lëkundej, për ta paralajmëruar pilotin se gjendja nuk është në rregull dhe aeroplani mund të rrëzohej, transmeton Telegrafi.
Vetëm një minutë pasi nisi fluturimi për në Nairobi të Kenias, kapiteni Yared Malugeta Gatechew raportoi se ka probleme me kontrollin e fluturimit. Pastaj është aktivizuar një sistem kompjuterik i aeroplanit, që e ka rrëzuar atë për nëntë sekonda.
Gjatë kësaj kohe, piloti dhe asistenti tij Ahmednur Mohammed, u angazhuan së bashku që ta merrnin kontrollin mbi fluturaken kolosale, por sistemi kompjuterik e bënte të kundërtën dhe ua bënte të pamundur.
Autoritetet e Etiopisë e kanë lëshuar një raport preliminar të premten, lidhur me të dhënat e kutisë së zezë nga aeroplani që u përplas më dhjetë mars dhe i la të vdekur 157 persona.
“Mos u fundos” ka qenë një zë që është dëgjuar në kabinë, teksa pilotët përpiqeshin ta vazhdonin fluturimin.
Duke ndjekur proceduar e kërkuara nga Boeing, pas rrëzimit të aeroplanit Lion Air, ata kthyer ndërprerësit dhe shkyçën sistemin ‘anti-stall’. Ata kërkuan të kthehen në aeroportin e Addis Aba, por e kishin të pamundur fluturimin normal.
Me shpresën se mund ta marrin kontrollin sërish, e çaktivizuan sistemin kompjuterik, në mënyrë që të pilotojnë me teknikat e tyre. Mirëpo, pas një mite e gjysmë, aeroplani me 157 udhëtarë ishte përplasur për toke, duke i lënë të gjithë të vdekur.
Raporti preliminar tregon se ishte një sensor i dëmtuar, që dërgoi të dhëna të gabueshme te sistemi i ‘anti-stall’ aeroplanit, duke dërguar në një zinxhir veprimesh negative, që e ndau atë në pjesë të shumta. /Telegrafi/