Site icon Telegrafi

Tmerr nën ujë, rrezikon jetën për të bërë selfie me peshkaqenin (Foto/Video)

Mund të jenë të paktë ata persona që pavarësisht rrezikut hyjnë nën ujë për të realizuar një foto selfie me peshkaqenin dhe kjo padyshim që ua çon adrenalinën në maksimum.

Pamje të pabesueshme tregojnë se sa pranë grabitqarit vdekjeprurës shkojnë turistët për të pasur një “kujtim” me të.

Pavarësisht se ata ndodhen brenda një kafazi ku mendohet se janë të sigurt,rreziku ekziston e për pak sa nuk është thyer në një kujtim të hidhur për një nga këta turistë, transmeton tch.

Në një nga videot e publikuara tregohet se si peshkaqeni arrin të hyjë brenda një hapësire fare të vogël, e për pak turisti sa nuk është bërë dreka e grabitqarit.

Exit mobile version