Site icon Telegrafi

Tmerr në Stokholm, dy fëmijë ranë nga një ndërtesë shumëkatëshe – dyshohet se babai i tyre i goditi me thikë dhe më pas i hodhi nga dritarja

Policia ka konfirmuar se një hetim për vrasje është duke u zhvilluar, pasi njëri nga dy fëmijët që u gjetën të lënduar rëndë pranë një blloku apartamentesh në veriperëndim të Stokholmit vdiq.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fëmijët u gjetën të lënduar rëndë në një bllok apartamentesh në periferi të Hässelby pak para orës 22:00 të së dielës.

Një hetim nisi dhe dy persona, një burrë dhe një grua, janë në paraburgim mëngjesin e së hënës, të dyshuar për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

“Ne nuk mund të përjashtojmë që fëmijët të i jenë nënshtruar një vepre penale”, tha zëdhënësja e policisë së Stokholmit, Helena Boström Thomas për agjencinë e lajmeve TT.

Policia nuk konfirmoi detajet, duke thënë vetëm se ishte e paqartë se çfarë fshihej pas incidentit dhe se fëmijët besohej se “kishin rënë nga një lartësi e madhe”.

Tabloidi Expressen citoi raporte të pakonfirmuara se babai dyshohet se sulmoi me thikë fëmijët dhe më pas i hodhi nga dritarja, përpara se të godiste veten me thikë.

Në banesë u gjet një i plagosur rreth të 40-tave.

Sidoqoftë, ky hetim është në vazhdimësi dhe ende në fazat e hershme, kështu që informacionet e pakonfirmuara mund të ndryshojnë pasi detaje të mëtejshme dalin si pjesë e hetimit. /Telegrafi/

Exit mobile version