Festa kombëtare e shtetit francez u mbyll tragjikisht.
Një kamion i drejtuar nga një shtetas francez me origjinë nga Tunisia hyri përmes turmës në qytetin jugor të Nices duke vrarë të paktën 84 vetë dhe lënë dhjetëra të plagosur.
Ngjarja ndodhi në momentin kur po realizohej një shfaqje me fishekzjarre e organizuar nga bashkia me rastin e Ditës së Bastijës.
Më poshtë ju sjellim pamje të bëra nga media dhe qytetarë të ndryshëm, që ishin duke marrë pjesë në festën e tyre.