Site icon Telegrafi

Tkurren rezervat e Kinës

Rezervat në valutë të huaj të Kinës u tkurrën me 93.9 miliardë dollarë, gjatë kohëve të fundit, duke shënuar 3.56 trilionë dollarë në fund të muajit Gusht, që është dhe rënia më e madhe mujore e regjistruar.

Megjithatë, reduktimi ishte më i ulët se parashikimet e bëra nga Reuters prej 200 miliardë dollarë. Ky informacion u publikua në faqen e internetit të Bankës Qendrore të Kinës, pasi edhe bursat e vendit u mbyllën. Banka Qendrore e Kinës besohet se ka ndërhyrë rregullisht në tregun e Forexit për të përkrahur vlerën e Juanit pasi Kina e zhvlerësoi monedhën më 11 gusht.

Ndërhyrje të tilla mund të kenë kërkuar që Banka Qendrore të përdorë rezervat e saj të dollarit. Shitja e dollarit bie në kontrast, në një kohë kur banka qendrore bleu dollarë në sasi të mëdha, për të parandaluar valutën e saj që të rritej shpejt. Eksportet e Kinës u rritën nga valuta vendase më e lirë, ndërsa monedhat e huaja që kompanitë grumbulluan, i përdorën për të blerë produkte jashtë vendit.

Analistët e ‘Barclays Capital” sipas medieve ndërkombëtare vlerësuan se Banka e Kinës përshpejtoi ndërhyrjen e saj në këmbimin valutor në 122 miliardë dollarë në muajin Gusht, nga rreth 50 miliardë në Korrik. Rezervat në valutë të huaj të Kinës kanë qënë në rënie që nga kulmi i tyre në Qershor të 2014-ës prej 3.99 trilionë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version