Real Madridi nuk bëri tentimin e fundit për të transferuar Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germain. Ndërkohë, bisedimet për kontratën për francezin janë kthyer në tavolinë.
Dukej sikur 24-vjeçari kishte vendosur që do të qëndronte në PSG këtë verë, por nuk do të nënshkruante një marrëveshje të re. I larguar fillimisht nga skuadra e parë dhe më pas rikthyer, lojtari shfaqet shumë më i lumtur.
Fabrizio Romano ka thënë në rubrikën e tij në Caught Offside se Mbappe tani ishte në bisedime për një marrëveshje të re me skuadrën e tij.
“Ai më në fund është në bisedime me klubin, diçka që në qershor dhe korrik nuk ndodhi. Kampi i Mbappes po flet me PSG-në për të ardhmen dhe po diskutohet një zgjatje, asgjë ende e përfunduar”, raporton eksperti i transferimeve.
“Gjithashtu kushtet e një rinovimi të mundshëm do të jenë vendimtare, si një klauzolë largimi për vitin 2024”.
Raportime të veçanta janë shfaqur duke pretenduar se Real Madridi do të kërkojë që Mbappe të mos nënshkruajë një marrëveshje të re dhe të jetë në dispozicion për të negociuar falas për verën e ardhshme kur të fillojë janari, nëse ai do të ketë ndonjë qëllim të luajë në Santiago Bernabeu.
Mbappe i ka zhgënjyer tifozët e Real Madridit me kthesën e tij në sezonin e kaluar dhe thashethemet e vazhdueshme për të ardhmen e tij edhe këtë verë. Mund të ndodhë që ai thjesht po i mban të hapura opsionet e tij, por pa dyshim që lajmit nuk do t’i bëhet një pritje e ngrohtë në Madrid. /Telegrafi/