Site icon Telegrafi

Tjetër viktimë nga moti i keq, këtë herë në Korçë

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të marte në Korçë, i cili dyshohet se ka humbur jetën nga i ftohti.

Viktima është ende e paidentifikuar, njoftojnë autoritetet lokale, të cilat shtojnë se trupi është gjetur në zonën e njohur si Parku i Mallrave.

Me këtë rast shkon në 3 numri i viktimave nga moti i acartë, pas rastit të Durrësit ditën e shtunë dhe atij në Lushnje një ditë më parë.

Pavarësisht se bashkitë dhe policitë në qarqe u kanë ardhur në ndihmë të pastrehëve në këto ditë të ftohta, duket se këto masa nuk kanë mjaftuar për të shmangur humbjen e jetëve. /KP/

 

Exit mobile version