Një tjetër vet-aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë në fshatin Vragoli.
Sipas burimeve të telegrafit, lëndime ka marrë një person.
I njëjti është transportuar në QKUK.
Njësitet e trafikut të policisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje dhe po merren me rastin.
Kujtojmë, gjatë ditës së sotme në Kosovë ka pasur aksidente të shumta me pasojë të rënda në njerëz./Telegrafi/