Site icon Telegrafi

Tjetër trofe për Xhakën, Baseli fiton edhe Kupën e Zvicrës

Nuk ndalen në asnjë moment sukseset për Taulant Xhakën në Zvicër.

Mesfushori shqiptar ka qenë titullar si gjithnjë me skuadrën e tij Basel në finalen e Kupës së Zvicrës.

Kampioni i Zvicrës pa ndonjë problem të madh ka triumfuar duke mundur Sionin me rezultat të thellë 3-0.

Matthias Delgado, Armand Traore dhe Michael Lang kanë shënuar golat për këtë sukses të Baselit.

Ndërkohë Taulant Xhaka si gjithnjë ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes.

Në minutën e 79-të, Xhaka u ndëshkua edhe me karton të verdhë pas një starti ndaj mesfushorit mysafir Adao.

Ky ishte trofeu i dytë sezonal për Baselin pasi javë më parë kanë fituar edhe titullin e kampionit. /Telegrafi/

Exit mobile version