Telegrafi

Tjetër transferim nga Feronikeli, përforcohet me brazilianin Jean Carioca

Feronikeli ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri.

Skuadra nga Drenasi ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian Jean Carioca.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin sociale Facebook.

Carioca më parë ka luajtur edhe në kampionatin shqiptar me ish-kampionët e Kukësit.

Braziliani gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Tigres de Brasil, Botafogo, Figueire dhe skuadra tjera.

Nikli deri më tani ka qenë mjaftë aktive në afatin kalimtar të futbollistëve.

Emra të mëdhenj kanë zbarkuar në Drenas si Përparim Islami, Kastriot Rexha, Lapidar Lladrovci, Astrit Fazliu, Artur Magani e Mevlan Zeka. /Telegrafi/