Site icon Telegrafi

Tjetër “tërmet” te Manchester City – ylli i kampionit anglez ende nuk ka marrëveshje për kontratën e re

Kampionët e Ligës Premier, Man City janë në pritje të vendimit për çështjen e “fair-play”-it financiar në të cilin janë përfshirë dhe situata është mjaft e tensionuar rreth klubit, edhe pse Pep Guardiola ka vazhduar kontratën.

I pyetur për të ardhmen e tij, Kevin de Bruyne, duke qenë se kontrata e tij skadon në fund të qershorit 2025, ylli i “Qytetarëve” ka dhënë një përgjigje të papritur.

“Sinqerisht, nuk e di. E dija se duhej të kishte disa diskutime, por e pata një problem në ndeshjen e Brentfordit dhe i lashë të gjitha mënjanë”.

“Ne diskutuam këtë verë, por më pas u lëndova, kështu që nuk isha në humor të mirë. Dua të rikthehem në fushë, të jem përsëri unë. Dua të luaj futboll” , deklaroi belgu.

Kevin De Bruyne luan për Manchester Cityn që nga viti 2015, gjatë së cilës ai arriti të fitojë gjashtë herë titullin, dy herë FA Cup, pesë herë Kupën e Ligës dhe dy herë Superkupën e FA.

Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit
Lexo po ashtu Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Sezonin e kaluar, belgu fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë në karrierën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version