Telegrafi

Tjetër sukses nga Nadal, siguron finalen e Shanghait

Rafael Nadal siguron finalen e 10 sezonale, pas fitores së mundimshme ndaj tenistit kroat Marin Cilic.

Numri një i botës regjistroi fitoren e 16 radhazi, ecuri që përkon me sukseset në Flushing Meadoës dhe Pekin, duke u kualifikuar njëkohësisht edhe për në finalen e Mastersit të Shangait.

Numri pesë i botës në krahun tjetër konfirmoi formën e tij shumë të mirë, teksa e theu dy herë në shërbim 31-vjecarin nga Mallorca, sidoqoftë Rafa si zakonisht u mbështet te grinta e tij e përhershme dhe plot karakter arriti të fitojë një ndeshje që shumë tenistë të tjerë me shumë gjasa do ta kishin humbur në vetëm dy sete.

Cilic, që të vetmen fitore në pesë përballjet e mëparshme ndërmjet tyre e kishte siguruar pikërisht në Kinë, më saktë në Pekin tetë vjet më parë, pati plot tre mundësi për setin në game-n e 10, megjithatë tenisti iberik ruajti qetësinë dhe nga disavantazhi 15-40 kur shërbente vetë ia doli mbanë për të fituar setin hapës 7-5.

Në setin pasardhës gjithçka u duk më e thjeshtë, pasi Rafa i rrëmbeu shërbimet tenistit kroat që në game-n e tretë, gjithsesi Marin Cilic nuk u dorëzua dhe e theu në servis numrin 1 të botës pikërisht në momentin kur shërbente për të mbyllur takimin.

Pasi i anulloi një “match point” Rafës në game-n e dhjetë numri 4 i turneut që kërkonte finalen e parë në një turne Masters që nga Cincinnati në vitin 2016 e coi setin në tie break. Nadal zhvilloi një tie break perfekt, duke i lënë kundërshtarit vetëm tre pikë, për të mbyllur më pas gjithë takimin me rezultatin 7-5, 7-6, një ndeshje që zgjati më shumë se dy orë lojë.