Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi ka arritur edhe një sukses të madh në karrierën e saj.
Xhudistja kosovare ka arritur të triumfojë në kampionatin evropian duke zënë vendin e parë.
Pejania arriti ta mposhtë bindshëm në finale xhudistin ruse, Alesya Kuznetsova.
Kjo finale ishte deri në kategorinë 52 kilogramë.
Këtë sukses Kelmendi e arriti për herë të tretë në karrierën e saj.
Kampionati evropian është mbajtur në kryeqytetin e Polonisë në Varshavë. /Telegrafi/