Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.
Berat Gjimshiti ishte vjet pjesë e Avelinos në Serinë B, ndërkohë që tanimë ai do të rikthehet sërish tek Atalanta, aty ku ai është nën kontratë.
Qendërmbrojtësi ka bërë një sezon të mirë, duke u aktivizuar në 35 përballje si titullar, ndërkohë që emri i tij po lakohet te Cesena.
Në media italiane shkruajnë se ish-klubi i Erjon Bogdanit e do qendërmbrojtësin për sezonin e ardhshëm, por tani mbetet për t’u parë çfarë planesh ka Atalanta për Gjimshitin.
Gjithsesi për të ardhmen e reprezentuesit shqiptar do të vendosë Atalanta së shpejti.
Gjimshiti ka qenë ndër mbrojtësi më të vlerësuar këtë edicion në Serie B. /Telegrafi/