Rey Manaj është rikthyer tek skuadra e Interit, por ai do të largohet së shpejti.
Sulmuesi nuk bënë pjesë në planet e Luciano Spallettit dhe do të largohet nga ‘Giuzeppe Meazza’.
Manaj ishte i huazuar në Pescara dhe në Pisa por tani duhet të gjejë një tjetër skuadër.
Së fundmi interesim për sulmuesin shqiptar ka shfaqur skuadra e njohur italiane Hellas Verona.
Të rikthyerit në Serie A e duan Manajn si zëvendësues të sulmuesit me përvojë Giampolo Pazzini.
Në garë për lojtarin mbetet edhe skuadra tjetër italiane Empoli. /Telegrafi/