Paris Saint Germain duket se do të vazhdojnë të shpenzojnë pa ndalë çdo afat kalimtar për futbollistë.
Mesfushori brazilian Thiago Motta do të largohet nga Parisi në fund të këtij edicion dhe klubi po mendon zëvendësimin e tij.
E përditshmja franceze ‘Le10sport’, ka zbuluar objektivin kryesor të Parisit për afatin kalimtar të verës.
Është mesfushori francez i Chelseat, N’Golo Kante që shihet si zëvendësuesi adekuat i Mottas.
PSG po mendon të dërgojë një ofertë prej 85 milionë eurove për ta bindur Chelsean ta lë të lirë Kanten.
26-vjeçari shihet si njëri nga mesfushorët defensivë më të mirë në botë dhe është lojtari i pëlqyer nga klubi francez.
Edhe pse duket e vështirë që Chelsea do ta lë të lirë yllin e tyre, PSG do të tentojë transferimin e tij në verë.
Kante iu bashkua kampionëve aktual të Anglisë në verën e vitit 2016 nga Leicester City për 36 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2021. /Telegrafi/